Shkëmbimi i jetimores me kulla përplas qeverinë me një pronë private të njohur ligjërisht
Kullat që pritet të ndërtohen te trualli i jetimores "Zyber Hallulli" dhe harta e ish-Vilave Gjermane/Citizens.al Poshtë Qytetit Studenti, jo shumë larg Parkut të Madh të Liqenit Artificial, ndodhet një nga zonat më të lakmuara të Tiranës. Për dekada ajo ka qenë ndër hapësirat e vilave dhe rezidencave më të kërkuara në kryeqytet. Një kompleks banesash i ndërtuar gjatë diktaturës për diplomatët e Gjermanisë Lindore u kthye në pikë referimi aq sa sot rruga që kalon aty njihet zyrtarisht si “Vilat Gjermane”. Pas viteve ’90 ndërtesat u përdorën nga institucione dhe agjenci shtetërore, ndërsa toka mbi të cilën ndodheshin hyri në një proces që rëndomtë preku mijëra familje shqiptare dhe që vazhdon prej tre dekadash: kthimin e pronave. Sot ky kompleks është në qendër të...
Burimi:
zeri.ai