Shkelje të barazisë në tendera, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

Shkelje të barazisë në tendera, GJKKO kalon për gjykim dosjen e Benet Becit

benet beci TIRANË- Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. SPAK e mori të pandehur Benet Becin, bashkë me 6 persona të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Të pandehurit janë: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni.  Prokurori Dritan Preci e akuzon Becin në lidhje me një tender, gjatë kohës që ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH. Konkretisht Benet Beci akuzohet për aferën në një tender me vlerë deri në 700 mijë euro apo 700 milionë lekë. Afera e tenderit, u zbulua gjatë hetimeve dhe sekuestrimit të telefonit të ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberit dhe bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të SPAK,...