Shkelje me tenderin 4.1 mln euro, SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Memaliaj, Gjolek Guci dhe 3 zyrtarë të tjerë

Shkelje me tenderin 4.1 mln euro, SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Memaliaj, Gjolek Guci dhe 3 zyrtarë të tjerë

ish-kreu i bashkisë Memaliaj-gjolek guci TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të katër personave, mes tyre ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, të akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera publike". Të pandehurit e tjerë janë: Edmonda Harizi, ish-nënkryetare e bashkisë, Feta Hoxha, ish-drejtor i Shërbimeve Publike si dhe Bersant Ylli, administrator i subjektit “Bersant Ylli”. Sipas SPAK, në fokus të hetimeve ishte procedura e prokurimit për ndërtimin e Ujësjellësit Rajonal për 8 fshatra. Bëhet fjalë për një tender të vitit 2021 me fond limit 4.1 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore. Hetimet zbuluan se Guci bashkë me të pandehurit e tjerë, kanë shpallur fitues kompanitë që nuk plotësonin kriteret teknike, “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk. Njoftimi...