Shkelje e të drejtave të autorit dhe evazion fiskal/ Si përfunduan në gjyq Bujar Hudhri dhe pronarja e librarisë për librat e Kadaresë
Bujar Hudhri, botuesi i Ismail Kadaresë dhe Mirela Bardhi, pronarja e një librarie në Tiranë kanë përfunduar të dy në gjyq, pasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të të drejtave të autorit dhe evazion fiskal. Hetimi nisi nga një kallëzim në 2024 nga familjarja e Bujar Hudhri që e dyshonte Bardhin për kopjim të librave origjinalë. Sipas Hudhrit, libraria ka falsifikuar veprat e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë dhe i ka shitur ato si kopje origjinale. Nga ana tjetër, Bardhi ka denoncuar Hudhrin për evasion fiskal. Në dosjen e parë nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Hudhri akuzohet për veprën penale “fshehja e të ardhurave”. Hetimi ndaj Mirela Bardhit ka nisur për veprën penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” dhe “Fshehja e te...
Burimi:
top-channel.tv