Shkatërroi me lëndë plasëse një makinë në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari shqiptar

Shkatërroi me lëndë plasëse një makinë në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari shqiptar

Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit R. I., 48 vjeç. Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale. Shtetasi R. I. akuzohet se mbrëmjen e datës 29.06.2018, ka shpërthyer me eksploziv, automjetin tip “Audi”...