Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, në krye Sokol Bizhga!
Ilir Proda dhe Sokol Bizhga TIRANË-Ilir Proda është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Raportohet se në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga. Sokol Bizhga përgjatë gjithë karrierës së tij në radhët e bluve ka mbajtur një sërë pozicionesh. Prej dhjetorit të vitit 2022 ai mbante detyrën e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në vitin 1990 ka marrë titullin “Oficer”, pas përfundimit të Shkollës së Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Konkretisht shkarkimi i Prodës ka ardhur pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike gjatë ditës së djeshme, pasi nuk u sigurua rendi, duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj. Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues...
Burimi:
zeri.ai