Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ja motivacioni
Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sipas raportimit të gazetares Xhensila Kodra për BalkanWeb. Mësohet se arsyetimi pas shkarkimit të Prodës është mos garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë protestës së opozitës, duke rrezikuar jetën e shtetasve të huaj. Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët. Sakaq, bëhet me dije se Sokol Bizhga do të komandohet në drejtimin e Policisë së Shtetit. Po ashtu raportohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com