Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, ja kush e zëvendëson
Freskida Halilaj është shkarkuar nga detyra si drejtoreshë e IdentiTek. Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit nga Ministria e Brendshme, ndërsa në vend të saj është emëruar Silda Cepe. Freskida Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti. Ndërkohë ish-deputeti Florenc Spaho ka marrë drejtimin e Illyrian Guard. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv