Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Freskida Halilaj TIRANË-Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihet arsyeja e shkarkimit nga detyra, ndërsa Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti. IdentiTek ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Shqipëri.