Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

Genti Gazheli largohet nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. Vendimi për shkarkimin e tij firmoset sot në mbledhjen e qeverisë. Gazheli u emërua në këtë detyrë 5 vjet më parë. Gazheli do të zëvendësohet nga Besmir Beja, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave që nga viti 2018. Burimet bëjnë me dije se Gazheli do te mbajë në vijim detyrën e zëvendësministrit të Mjedisit. Në mbledhjen e qeverisë pritet të firmosen edhe ndryshime të tjera në krye të institucioneve me peshë, vendime të cilat do të bëhen publike në orët në vijim.