Shkarkimi nga detyra i Ilir Prodës, zbulohet lista e plotë e kandidatëve për postin e kreut të Policisë së Shtetit
Top Channel ka siguruar listën e plotë të kandidatëve të cilët po garojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua pak kohë më parë nga kryeministri Rama. Në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, Komisionit të Posaçëm i janë dorëzuar dosjet nga këta kandidatë. Verifikimet nëse këto dosje janë brenda kuadrit ligjor do të zgjasin 10 ditë dhe më pas lista e fituesve do të kalojë fazën e intervistimit dhe do t’i dorëzohet ministrit Besfort Lamallari. Më poshtë është lista e plotë kandidatëve që kanë paraqitur kandidaturën për këtë post: Pëllumb Seferi Elidon Çela...
Burimi:
top-channel.tv