Shkarkimi i Prodës, rihap konkursin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Ilir Proda TIRANË-Ilir Proda, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është shkarkuar nga detyra. Në krye të Policisë së Shtetit është komanduar Sokol Bizhga, i cili mbante detyrën e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Largimi i Prodës i hap rrugën garës për kreun e ri të bluve. Në zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit pas shkarkimit të Prodës rihapet konkursi për drejtuesin më të lartë të Policisë. Kompetencat e kryepolicit i janë deleguar zv.drejtorit Sokol Bizhga, deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri me garë, në bazë të ligjit. Përzgjedhja për kreun e Policisë së Shtetit bëhet në bazë të profilit të tyre profesional dhe meritës në punë. Fillimisht Komisioni i Posaçëm kryen verifikimin e pastërtisë së figurës për të gjithë kandidatët e kualifikuar, duke...
Burimi:
zeri.ai