Shkarkimi i Ilir Prodës, hapet gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Shkarkimi i Ilir Prodës, hapet gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në njoftimin zyrtar të ndarë për mediat, janë përcaktuar edhe kriteret e personave që do të garojnë për këtë post. Sipas njoftimit aplikantët duhet të kënë njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të ketë shtetësi shqiptare, të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë, të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse etj. Kandidatët, brenda 7 ditëve nga shpallja e thirrjes për aplikim, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë. Afati i dorëzimit të aplikimit është deri në 11 mars 2026. Kujtojmë se,...