Shkarkimi i Ilir Prodës, hapet gara për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, kandidatët afat deri në 11 mars
Ilir Proda TIRANË-Pas shkarkimit të Ilir Prodës si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka hapur garën për kreun e ri të bluve. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria bën me dije se aplikantët kanë aftat për dorrëzimin e dokumenteve deri në datën 11 mars. Lidhur me kriteret, kandidatët duhet të kenë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të jenë shtetas shqiptarë, të mos kenë dënime penale të formës së prerë dhe të mos kenë masa disiplinore të rënda në pesë vitet e fundit. Po ashtu, kërkohet gjendje e përshtatshme shëndetësore dhe mungesë konflikti interesi, sipas legjislacionit në fuqi. Kujtojmë që me largimin e Prodës, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga. NJOFTIMI: Në mbështetje të ligjit...
Burimi:
zeri.ai