Shkarkime nga hidrocentralet e Drinit, Bashkia Shkodër: Mund të ketë rritje të nivelit të lumenjve
Bashkia e Shkodrës thotë se ka pasur rritje të niveleve të lumenjve Drin dhe Bunë, si dhe të Liqenit të Shkodrës gjatë pasdites së sotme, sipas një njoftimi nga Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH). Kjo ka ardhur për shkak të shkarkimeve të kontrolluara nga hidrocentralet në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, por edhe reshjeve. Sipas bashkisë, mund të ketë rritje të mëtejshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht në territorin e Nënshkodrës. Megjithatë, Bashkia e Shkodrës sqaron se ka marrë të gjitha masat dhe ekipet janë në terren. “Korporata Elektroenergjike Shqiptare (KESH) ka njoftuar se prej paradites së sotme kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin: Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës. Si pasojë e shkarkimeve, si dhe për shkak të...
Burimi:
gijotina.com