Shkak korsia e vetme dhe problemet me sistemin, radhë kilometrike dhe pritje pa fund për transportuesit në Morinë
Që prej orëve të pasdites, dhjetëra mjete të tonazhit të rëndë, të ngarkuara me mallra nga Shqipëria drejt Kosovës dhe vendeve të rajonit, janë bllokuar në kolonë, duke pritur të kryejnë procedurat e hyrjes në territorin kosovar. Drejtuesit e kamionëve, kryesisht transportues nga Kosova, thonë se kjo situatë është kthyer në një problem të përditshëm, veçanërisht gjatë orëve me fluks më të lartë. Sipas tyre, vonesat në këtë pikë kufitare po shkaktojnë jo vetëm humbje kohe, por edhe kosto shtesë për transportin e mallrave. Ata shprehen se në shumë raste detyrohen të presin për më shumë se një orë, ndërsa nuk mungojnë as rastet kur pritja zgjat edhe më tepër. Sipas drejtuesve, shkaku kryesor i krijimit të radhëve lidhet me funksionimin vetëm me një korsi...
Burimi:
sot.com.al