Shiu shkatërron shtëpinë, familja detyrohet të braktisë banesën në Gjirokastër
Reshjet e dendura të shiut të datës 6 janar shkaktuan dëme të konsiderueshme në nënlagjen “Granicë e Sipërme” në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë e daljes nga shtrati të përroit të Cullos, u dëmtua rëndë rruga kryesore që lidh zonën me pjesën tjetër të qytetit, si dhe disa banesa përreth. Sipas të dhënave paraprake, 15 familje janë prekur drejtpërdrejt, ndërsa një prej më të dëmtuarave është ajo e Petrit dhe Najada Korbecit. Banesa e tyre ka pësuar dëmtime serioze dhe, sipas ekspertëve gjeologë, ndodhet në “zonë të kuqe”, çka e bën të rrezikshme për banim. Familjes i është kërkuar të largohet menjëherë. Situata bëhet edhe më e ndërlikuar për shkak të gjendjes shëndetësore të Najadës, e cila është e paralizuar. Izolimi i shkaktuar nga bllokimi...
Burimi:
kohajone.com