Shiste ora “Rolex” fallco, e pëson pronari i dyqanit në Berat
orat e sekuestruara BERAT-Policia e Beratit ka zbuluar një subjekt tregtar në lagjen “10 Korriku” që ushtronte aktivitet të paligjshëm, duke shitur ora dore të kontrabanduara dhe imitime të markave të ndryshme, pa fatura tatimore dhe pa lëshuar kuponë fiskalë, si në dyqan ashtu edhe online. Pronari 39-vjeçar është vendosur nën hetim, ndërsa gjatë kontrollit u sekuestruar 191 ora dore. Njoftimi i policisë: Zbulohet një subjekt në lagjen “10 korriku”, që shiste pa kuponë tarimor, edhe online, ora dore të kontrabanduara, imitime të markave të ndryshme. Procedohet penalisht pronari i subjektit. Sekuestrohen 191 ora dore. Si rezultat i kontrolleve në subjekte në të gjithë territorin e qarkut, me objektiv konstatimin e rasteve të ushtrimit të veprimtarive ekonomike, në informalitet dhe/ose me produkte të kontrabanduara, specialistët...
Burimi:
zeri.ai