Shiste kokainë në Kuçovë, arrestohet 32-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale

Shiste kokainë në Kuçovë, arrestohet 32-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Kuçovë pasi shiste kokainë në zonë. Po ashtu iu sekuestrua një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë. Njoftimi: DVP Berat/Finalizohet operacioni i koduar “Përfshirja”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta. Arrestohet një 32-vjeçar (shtetas me precedent kriminal) që shiste lëndë narkotike Kokainë, në Kuçovë. Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe 2 celularë. Në vijim të punës operative dhe asaj operacionale, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”. Gjatë operacionit...