Shiste kokainë në Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari

Shiste kokainë në Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Midnight”. Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi: -E. K., 36 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste kokainë në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një sasi lënde të...