Shiste kokainë në doza, arrestohet i riu në Durrës, procedohet një tjetër

Shiste kokainë në doza, arrestohet i riu në Durrës, procedohet një tjetër

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasi E.K., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap me një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Në të njëjtin operacion, u kap në flagrancë edhe shtetasi B.O., 36 vjeç, banues në Durrës, i cili sapo kishte marrë një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Pas veprimeve hetimore dhe procedurale, ndaj B.O. nisi procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa E.K. u arrestua dhe do të përballet me akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.