Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë, në automjet mbante edhe një pistoletë sportive

Shiste kokainë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë, në automjet mbante edhe një pistoletë sportive

FOTO ILUSTRUESE VLORË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Dhërmi pasi dyshohet se shiste kokainë në zonë. Në pranga të Policisë ka rënë Justino Kurti, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën disa doza të lëndës narkotike. Po ashtu, gjatë kontrollit në automjet, iu zbulua një pistoletë sportive me municion dhe silenciator. Sipas policisë, ai dyshohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Dozat e kokainës dhe arma u sekuestruan si prova materiale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. “Shiste doza Kokaine në Dhërmi, kapet në flagrancë me disa doza dhe me pistoletë sportive, në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohen dozat e Kokainës, gati për shitje, dhe pistoleta...