Shiste kokainë dhe heroinë, pranga 37-vjeçarit në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar pasi shiste doza kokainë dhe heroine, kryesisht në ‘Rrugën e Dibrës’. Uniformat blu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat iu gjetën 37-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flash”.Gjatë operacionit, u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës dhe u arrestua shtetasi: -S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në...
Burimi:
top-channel.tv