Shiste kanabis në qytetin e Vlorës, arrestohet 35-vjeçari

Shiste kanabis në qytetin e Vlorës, arrestohet 35-vjeçari

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar në Vlorë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shiste kanabis në zona të ndryshme të qytetit. Arrestimi u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit tip Smart që drejtohej prej tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa. Policia po heton më shumë mbi rastin. “Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 35 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit tip Smart që drejtohej prej tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një...