Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari

Shiste kanabis në Fier dhe Patos, arrestohet 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas Policisë, 49-vjeçari, H. M., është kapur brenda një lokali në Patos, me doza kanabisi gati për shitje. “U vu në pranga shtetasi H. M., 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis që ai e posedonte me qëllim shitjen në doza. Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”,- thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.