Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 49 vjeçar, banues në fshatin Buçimas, Pogradec. K.S akuzohet se shiste lëndë narkotike në lokalin e tij. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi një sasi të dyshuar cannabis sativa, tre celularë dhe një shumë parash. Gjithashtu, u procedua penalisht një 15-vjeçar, i cili kishte blerë drogë nga pronari i lokalit.