Shiste doza kanabisi në një lokal në Patos, pranga 49-vjeçarit
Shtetasi Hamza Muhon është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi shiste doza kanabisi në Patos. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza/sasi kanabisi. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të kryera në kuadër të operacionit të koduar “New Start 3”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi H. M., 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një...
Burimi:
top-channel.tv