Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Shishet 3 mln euro! Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, Eno Agasi hoqi verën, 400 mln lekë dëm shtetit
Eno Agasi TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin. Ky i fundit raportohet të jetë djali i xhaxhait i biznesmenit Ergys Agasi i shpallur po ashtu në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në llidhje me hetimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Urdhër arresti është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj, pas kontrolleve të ushtruara nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në banesën e Ergys Agasit, ku u gjetën dhe u sekusetruan dhjetëra shishe verë pa pullë fiskale, të cilat përllogaritet të kenë një vlerë rreth 3 milionë euro. Kushëriri i tij, Eno Agasi dyshohet se ka hequr verën miliona euro nga kantina e ndodhur në vilë. Konkretisht shishet e verës u konstatuan nga agjentët e BKH-së në banesën e Ergys Agasit,...