Shfrytëzonin një të huaj për prostitucion, arrestohen dy shtetas në Tiranë
Dy persona kanë rënë në pranga në Tiranë pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Network 3”, gjatë të cilit u zbulua se ata shfrytëzonin për prostitucion një shtetase të huaj. Gjatë aksionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm dhe katër celularë, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Njoftimi i policise Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Network 3”, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive. Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Procedohet penalisht dhe shtetasja e huaj që ushtronte prostitucion. Sekuestrohen një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë. Specialistët e...
Burimi:
top-channel.tv