Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur gjatë natës, ekzekutohen masat e sigurisë për 8 persona, ‘arrest në burg’ për 4 prej tyre

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur gjatë natës, ekzekutohen masat e sigurisë për 8 persona, ‘arrest në burg’ për 4 prej tyre

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2 dhe Prokuroria, operacioni i koduar “Filizat”. Individualisht dhe në grupe, shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur, kryesisht gjatë natës, fëmijët e tyre 9-11 vjeç, ekzekutohen masa sigurie për 8 shtetas (për 4 prej tyre, “Arrest në burg”). Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të cilët shfrytëzojnë fëmijët, për të punuar dhe/ose për të lypur, u finalizua operacioni i koduar “Filizat”, gjatë të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë: -“Arrest në burg”, për shtetasit E. B., 41 vjeç, R. S., 35 vjeç, M. R., 35 vjeç dhe M. G., 34...