“Sheshi u lirua”/ Pas 108 ditësh rezistencë, Adriatik Lapaj mbyll protestën para Kryeministrisë

“Sheshi u lirua”/ Pas 108 ditësh rezistencë, Adriatik Lapaj mbyll protestën para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025. Protesta që zgjati tre muaj e dhjetë ditë u zhvillua mes përplasjesh me policinë, vështirësive të motit dhe një pritjeje të gjatë për mbështetje më të gjerë qytetare që, siç duket, nuk erdhi kurrë. Përpara kryeministrisë u vendos një tabelë ku shkruhej, “Sheshi u Lirua”. Postimi i aktivistes Edona Haklaj: Sheshi u lirua…Edi Rama, nuk do dëgjojë më çdo ditë poshtë zyrës së tij që është hajdut, por nuk do e ndalojë dot këtë të vërtetë të buçasë në çdo shesh, qytet e fshat të Shqipërisë. Je hajdut me vulë e firmë, o kryeministër!Sheshi u lirua…Belinda Balluku nuk i do dëgjojë çdo ditë në zemër të KrimMinistrisë...