Sherri për pronën në Klos dhe denoncimi për dhunë nga policia, reagojnë uniformat blu: Efektivët s’janë përfshirë në konflikt
Ka ardhur reagimi i policisë në lidhje me një konflikt për pronën në fshatin Bershi të Klosit. Uniformat blu sqarojnë se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një konflikti fizik të mundshëm mes shtetasit G. A. (së bashku me pjesëtarët e familjes së tij) dhe shtetasve Z. A. dhe V. Sh, që po konfliktoheshin me fjalë, ndërsa thekson se në asnjë moment shërbimet e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Klos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit G. A., 62 vjeç, banues në fshatin Bershi, Klos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”. Procedimi penal filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Z. A., 65 vjeç,...
Burimi:
top-channel.tv