Sherri nisi në Turqi dhe përfundoi me plumba në Tiranë! Si u plagos turku në lokal, e kishin lënë për t’u sqaruar, por…
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Halil Uçar, 39-vjeçari turk mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një atentati në zonën e Saukut të Vjetër, Tiranë. Sipas burimeve, një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të mbrëmjes të së hënës. Burime bëjnë me dije se i plagosuri dhe autori, kishin pasur një sherr disa ditë më parë, ndërsa mbrëmjen e djeshme do të sqaroheshin. 39-vjeçari turk është qëlluar me një plumb në shpatull ku mbeti i plagosur, ndërsa mësohet se autori ka tentuar disa herë të qëllonte ndaj shënjestrës, por i është bllokuar shënjetra. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai pritet të që paraditen e sotme të merret në pyetje nga grupi hetimor...
Burimi:
zeri.ai