Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Sherri në Vlorë për lirimin e hapësirës publike, momenti ku dhunohen punonjësit e IMT dhe policët (VIDEO)
pamje nga sherri VLORË- Policia Bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) kanë vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, teksa është shënuar një incident mesditën e sotme, pasi kanë hasur në kundërshti të banorëve. Qytetarët kanë dhunuar punonjësit e policisë. Siç shihet edhe në pamje, një grup qytetarësh janë konfliktuar fizikisht me policët, të cilët kanë mbetur të lënduar nga konflikti fizik dhe janë dërguar në spital. Gjatë konfliktit mes tyre kanë ndërhyrë edhe dy punonjës të qarkullimit rrugor, të cilët kishin qenë duke kaluar. Megjithatë, situata ka agravuar edhe më keq, pasi njëri prej tyre është goditur nga disa persona. Në këtë moment, mësohet se njëri prej efektivëve ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në ajër për të ndalur konfliktin, pa...