Sherri në lokal! Valon Ademi, ortaku i Behgjet Pacollit te aeroporti i Vlorës godet me grusht zyrtarin e lartë

Sherri në lokal! Valon Ademi, ortaku i Behgjet Pacollit te aeroporti i Vlorës godet me grusht zyrtarin e lartë

Sokol Havolli dhe Valon Ademi KOSOVË-Valon Ademi, aksioner në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës është përfshirë në një konflikt fizik me Sokol Havollinë, Drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 30 janarit në një lokal në qendër të kryeqytetit. Pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike, ku Valon Ademi akuzohet se e ka sulmuar dhe goditur me grusht në fytyrë Havollin, duke i shkaktuar lëndime. Nga Policia e Rajonit të Prishtinës kanë konfirmuar se rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”. “Ju njoftojmë se rasti është raportuar në polici dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit është hapur rast për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”. Të gjitha veprimet e radhës do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin...