Sherri në Kuvend/ Nga “0900”-ta tek “ku*vat e partisë”, Sekretariati i Etikës vendos sot për Ballën, Bardhin dhe Balliun
Pamje nga sherri në Kuvend TIRANË- Sekretariati i Etikës mblidhet sot për të shqyrtyar dy kërkesat për përjashtimin e Taulant Ballës, Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut pas seancës se kaluar, e cila degradoi në fyerje dhe përplasje fizike. Në orën 14:00 do të shqyrtohet kërkesa e PS, ndërsa në 15:00 ajo e PD. Një ditë pas seancës së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD-së kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës me 60 ditë nga Kuvendi pas komentit të tij për Albana Vokshin. "Për ty kemi numrin 0900”, ishte kjo fraza e përdorur nga Balla që nxiti edhe përplasjet me demokratët në seancë. Në deklaratën e tyre, demokratët e akuzojnë Ballën për përdorim të gjuhës fyese, seksiste dhe diskriminuese ndaj deputetes Albana Vokshi. Sipas kërkesës të firmosur nga 21 deputetë, kjo sjellje shkel Rregulloren e Kuvendit dhe...
Burimi:
zeri.ai