Sherri me dy të plagosur në një lokal në Lezhë, lihet i lirë vëllai i ish deputetit, djali në kërkim
Sherri që ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal. Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas ishte shpallur në kërkim. Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.
Burimi:
ntv.al