Sherri ku u plagosën 4 persona, policia zbardh ngjarjen/ Si nisi konflikti në servisin e makinave, nuk i pëlqeu…

Sherri ku u plagosën 4 persona, policia zbardh ngjarjen/ Si nisi konflikti në servisin e makinave, nuk i pëlqeu…

U konfliktuan për motive të dobëta dhe dëmtuan me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme. Procedohet penalisht edhe pronari i servisit pasi gjatë përfshirjes në konflikt, dëmtoi lehtë me mjet prerës, dy prej autorëve. Sekuestrohen mjetet prerëse dhe një automjet. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit: -E. D., 39 vjeç, banues në Korçë;-E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë;-L. M., 34 vjeç, banues...