Sherr për tarracën/ Arrestohet 62-vjeçari në Sarandë, hyri në shtëpinë e fqinjëve dhe i kërcënoi me armë
Pamje nga operacioni i Policisë SARANDË- Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me pistoletë fqinjët e tij. Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga një shtetase, se 62-vjeçari Shefki Kaçupaj kishte hyrë i armatosur në banesën e saj duke e kanosur atë dhe familjarët. Mësohet se shkak i konfliktit dyshohet se është bërë shfrytëzimin i pjesës së përbashkët (tarracë) në pallatin ku banonin. “Hyri në banesën e fqinjëve dhe i kanosi me pistoletë, arrestohet 62-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli). Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji kishte hyrë i armatosur në banesën e saj, në lagjen nr. 4, dhe kishte kanosur atë dhe familjarët e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan menjëherë punën dhe shkuan...
Burimi:
zeri.ai