Sherr për pronën në Gjirokastër, 93-vjeçari plagos me kallashnikov kushëririn (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE GJIROKASTËR-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur si shkak i një konflikti pronësie, ku Astrit Çani 93-vjeç ka plagosur me armë zjarri kallashnikov kushëririn e tij 61-vjeçar. I moshuar është arrestuar, ndërsa i plagosuri, Pëllumb Çani ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar...
Burimi:
zeri.ai