Sherr në Përmet, dy persona i dëmtojnë makinën një 19-vjeçari, nisin hetimet
POLICIA E SHTETIT Një incident i dhunshëm është regjistruar në Lagjen e Re, ku dy vëllezër janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e një të riu. Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasve A. T., 36 vjeç dhe A. T., 41 vjeç, të dy banues në Përmet. Nga të dhënat paraprake rezulton se dy vëllezërit, për motive të dobëta, kanë ndaluar dhe kanë goditur me sende të forta automjetin që drejtohej nga shtetasi A. Q., 19 vjeç, gjithashtu banues në Përmet. Materialet procedurale i janë kaluar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër,...
Burimi:
argjiroja.net