Sherr në një lokal në Burrel! Një i plagosur, dy persona shpallen në kërkim
Një sherr ka ndodhur në një lokal në qytetin e Burrelit. Sipas informacioneve paraprake, një person është lënduar dhe ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Burrelit. Më pas, ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, mbi ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Burimi:
kohajone.com