Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim
Një sherr ka ndodhur në një lokal në qytetin e Burrelit. Sipas informacioneve paraprake, një person është lënduar dhe ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Burrelit. Më pas ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkohë mbi ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Burimi:
gijotina.com