Sherr në komisariatin e policisë në Tiranë/ Dy motrat futen dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga
Foto ilustruese TIRANË- Një sherr i dhunshëm brenda komisariatit nr.3 në Tiranë raportohet se ka ndodhur këtë të premte, ku dy vajza kanë dhunuar një efektive policie, për shkak të detyrës. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, dy motrat 38-vjeçare dhe një 29-vjeçare janë arrestuar menjeherë pas ngjarjes. Policia bën me dije se sherri ka ndodhur në hyrje të ambienteve të Komisariatit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: -M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie", njofton policia.
Burimi:
zeri.ai