Sherr në burgun e ‘Koridhalos’, i dënuari grek vret shqiptarin
Një sherr banal mes dy të burgosurve një greku dhe një shqiptari në burgun e Koridhalos ka përfunduar me vrasjen e shqiptarit dhe plagosjen e lehtë të grekut. Sipas burimeve policore, viktima Jani Aliaj dhe autori patën një sherr banal dhe u përleshën me njëri-tjetrin për arsye ende të pa ditura. Në rrethana që ende nuk dihen, autori nxori një thikë dhe e goditi viktimën disa herë duke e lënë të vdekur në vend, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe. Për momentin dihet që autori dhe viktima mbaheshin në burg për vrasje. Autori u arrestua ndërsa po hetohen detajet e ngjarjes. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv