Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 26-vjeçari në Durrës

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 26-vjeçari në Durrës

FOTO ILUSTRUESE DURRËS- Një sherr mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një të riu. Sipas Policisë, një 26-vjeçar është plagosur me thikë nga një 35-vjeçar. Mësohet se 26-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 35-vjeçari është shpallur në kërkim. Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e rastit.  "Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti. 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka...