Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Sherr mes të rinjve në Gjirokastër, 19-vjeçari godet me thikë të riun, arrestohet nga policia
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosje në qytetin e Gjirokastrës. Policia ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me thikë një të ri tjetër, ndërsa një 18-vjeçar po procedohet penalisht për moskallëzim të krimit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Po në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Moskallëzimi i...