Sherr mes adoleshentësh/ 15-vjeçari goditet me gozhdë në shpatull, ja gjendja e tij
Rreth orës 13:30 në lagjen “Sinan Ballati”, në Delvinë, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dy minorenë, të moshave 15 dhe 16 vjeç. Të dy minorenët përkatësisht të vitit të parë dhe vitit të dytë të gjimnazit Sulejman Delvina janë konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës. Fillimisht kanë gjuajtur me gurë dhe më pas njëri prej tyre ka gjetur një gozhdë duke goditur me të në shpatull 15- vjeçarin. Sipas burimeve nga goditja me gozhde i riu ka pësuar vetëm gërvishtje dhe pas mjekimit nw spital wshtw larguar pa asnjë dëmtim tjetër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
ntv.al