Sherr me thika në Tiranë, humb jetën i riu (EMRI)
vendngjarje TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku 32-vjeçari Egli Pashollari ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur në një lokal. Paraprakisht dyshohet se i riu është goditur me thikë pas konfliktit me disa të tjerë brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Burime bëjnë me dije se 32-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave. Po punohet edhe për identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai