Sherr me thika në Sarandë, dy të lënduar, njëri niset drejt Tiranës

Sherr me thika në Sarandë, dy të lënduar, njëri niset drejt Tiranës

Një sherr për motive të dobëta, ka shkuar në përdorim të thikës dhe në plagosjen e dy personave në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 të qytetit. Si pasojë e një konflikti mes shtetasve Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, kanë mbetur të plagosur të dy personat. Mësohet se 27-vjecari, Gjoncaj, banues në fshatin Gjashtë, është i goditur me thikë pas shpine dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Nga përplasja e dhunshme ka mbetur i plagosur edhe vetë Qorri. Ky i fundit rezulton me precedentë penalë. Policia e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj. Top Channel